Interi fillon bisedimet me Conten pas shkarkimit të Piolit (Foto)

PUBLIKUAR

Drejtuesit e Interit tashmë kanë nisur gjahun për ta gjetur pasardhësin e Stefano Piolit, i cili u shkarkua nga detyra pas rezultateve të dobëta

Sipas Calciomercato.com, drejtuesit e Interit duan që pasardhës i Piolit të jetë strategu i Chelseas, Antonio Conte, përcjell Gazeta Express.

Bisedimet me Conten pritet t’i filloj shumë shpejtë Walter Sabatini, ish drejtori sportiv i Romës, i cili tashmë është punësuar nga pronarët e rijnë të Interit, për t’i promovuar të gjitha kompanitë që menaxhohen nga Suning Group.

Sabatini ka raporte të mira me Conten dhe do të mundohet që ta bind për ta marrë drejtimin e Interit. Nerazzurët janë të gatshëm t’i ofrojnë ish trajnerit të Juventusit dyfishon e pagës që merr në Chelsea.

Por, nëse Conte nuk dëshiron të largohet nga Chelsea, opsion për ta marrë drejtimin e Interit është trajneri aktual i Romës, Luciano Spalletti, i cili gjithashtu ka raporte të mira me Sabatinin. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...