AAK e bindur: Nesër bie Qeveria!

PUBLIKUAR

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj është shprehur i bindur se mocioni i iniciuar nga opozita do të kalojë nesër në Kuvend.

Madje në një prononcim për lajmi.net, ai ka thënë se çështja e mocionit është vetëm procedurale pasi Qeveria sipas tij vetëm ka rënë.

 

“Sa i përket mocionit të nesërm ne mendojmë se është vetëm çështje procedurale sepse tani kjo Qeveri vetëm ka ra dhe ajo që mund ta them këtë argument e bazoj në gjithë ato qka i kanë deklaruar deputetët e Kuvendit  qofshin të opozitës dhe të pozitë. Shumica prej tyre që nuk janë të kënaqur me këtë keqqeverisje dhe me këtë degradim të vendit nga kjo Qeveri dhe me mosvendimarjen të kësaj qeverie që shkon në favor të formimit shtetit dhe mirëqenies së qytetarëve”, ka thënë Lekaj për lajmi.net

Sipas tij, Qeveria nesër do ta marrë vendin e miratuar duke u shkarkuar me votën e deputetëve.

“Prandaj në përmbyllje e themq ë Qeveria do ta merr vendin e merituar dhe shkarkohet me votën e deputetëve që janë të përzgjedhurit e e qytetarëve”, ka përfunduar Pal Lekaj.

Mocioni i opozitës do të shqyrtohet nesër në Kuvendin e Kosovës, në seancën e cila nis në ora 10:00.

SHIKO MË SHUMË

Presidentja reagon pas aktgjykimit të Speciales, ngrit shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka regauar pas shpalljesa së aktgjykimit e sotëm në Dhomat e...

Verdikti i Hagës, Pacolli thirrje Kurtit: Lëni anash dallimet, bashkohuni në mbrojtje të së vërtetës

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka shkruar rreth verdiktit të sotëm të Gjykatës Speciale...

Policia e Kosovës rikujton: Nga 15 nëntori deri më 15 mars, pajisjet dimërore janë të obligueshme

Policia e Kosovës u ka rikujtuar shoferëve se nga 15 nëntori deri më 15...