Apostolova në Ditën e Europës: Duam ta shohim Kosovën pjesë të BE-së

PUBLIKUAR

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, në shënjimin e Ditës së Europës në Kosovë, ka thënë se BE-ja do që shumë shpejt ta shohë Kosovën pjesë të tyre.

Aktivitete të shumta ka pasur sot për shënimin e Ditës së Europës në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Pjesë e këtyre festimeve ishin edhe zyrtarë të Qeverisë së Kosovës, por edhe shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova.

“Sot festojmë vlerat europiane. Vlerat si të drejtat e njeriut, siguria, arsimi për të rinjtë, barazia gjinore, jeta transparente politike, janë këto të cilat unë i shohë në Kosovë”, ka thënë Apostolova.

Shefja e BE-së ka thënë se janë mbështetës për Kosovën, pasi vendi ka nevojë për rrugën europiane, duke shtuar se “ne duam që shumë shpejt ta shohim Kosovën pjesë të Bashkimit Europian”.

Edhe më herët, përmes një video mesazhi, Shefja e BE-së në Kosovë ka thënë se Bashkimi Europian është në Kosovë për t’i dhënë mbështetje popullit në kapjen e mundësive të shumta, si në arsim, stabilitet dhe rritje ekonomike.

Në atë video mesazh, Apostolova ka përmendur edhe Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, për të cilën tha se BE-ja ia ka ofruar këtë marrëveshje Kosovës pasi dëshiron ta shohë të suksesshme. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Presidentja reagon pas aktgjykimit të Speciales, ngrit shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka regauar pas shpalljesa së aktgjykimit e sotëm në Dhomat e...

Verdikti i Hagës, Pacolli thirrje Kurtit: Lëni anash dallimet, bashkohuni në mbrojtje të së vërtetës

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka shkruar rreth verdiktit të sotëm të Gjykatës Speciale...

Policia e Kosovës rikujton: Nga 15 nëntori deri më 15 mars, pajisjet dimërore janë të obligueshme

Policia e Kosovës u ka rikujtuar shoferëve se nga 15 nëntori deri më 15...