Hoxhaj: 48 orët e ardhshme, vendimtare

PUBLIKUAR

Zëvendëskryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka bërë me dije se si anëtarë të kabinetit qeveritar dhe si anëtarë të kryesisë së kësaj partie kanë presion nga anëtarësia e PDK-së që vendi të lëvizë përpara me një dinamikë të re.

Në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se PDK-ja ende nuk ka vendosur nëse do ta përkrahë apo jo mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë “Mustafa”.

Hoxhaj ka theksuar se 48 orët e ardhshme do të jenë vendimtare për qëndrimin e PDK-së për mocionin dhe për çështjet e tjera, pa i përjashtuar as zgjedhjet e parakohshme.

Ai ka paralajmëruar se deputetët e PDK-së do ta votojnë Marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi.

Hoxhaj, i cili mban edhe postin e ministrit të Jashtëm, ka thënë se një Qeveri nuk matet me punën ditore, por me përmbushjen e objektivave madhore për vendin.

Edhe Hoxhaj, sikurse shefi i tij i partisë, thotë se ka mungesë të vendimmarrjes tek partneri i koalicionit, LDK-ja.

SHIKO MË SHUMË

Verdikti i Hagës, Pacolli thirrje Kurtit: Lëni anash dallimet, bashkohuni në mbrojtje të së vërtetës

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka shkruar rreth verdiktit të sotëm të Gjykatës Speciale...

Policia e Kosovës rikujton: Nga 15 nëntori deri më 15 mars, pajisjet dimërore janë të obligueshme

Policia e Kosovës u ka rikujtuar shoferëve se nga 15 nëntori deri më 15...

Fadil Fazliu dënohet me 12 muaj burgim, por e ka shlyer me paraburgim

Fadil Fazliu është dënuar me 12 muaj burgim në rastin kundër administrimit të drejtësisë. Meqenëse...