Deda i reagon Veselit: Ju e sollët varfërinë, korrupsionin, izolimin

PUBLIKUAR

Deputeti i pavarur dhe zyrtari i “Alternativës” ka reaguar pas një postimi të Kadri Veselit në Facebook, i cili ka tërthorazi ka akuzuar Isa Mustafën për zhvillimet në vend duke i thënë se vendi po ballafaqohet me mungesë të vendimmarrjes.

Por, Deda ka thënë se pikërisht është PDK ajo që ka e sjell vendin në këtë gjendje.

“Pasi që paska filluar debati për vendimmarrje apo mungesë të saj, mirë është të përkujtohet që promotorët e fillimit të ri qe 10 vjet direkt – e 18 në realitet – me vendimmarrjen e tyre na e kanë sjellë këtë varfëri, këtë korrupsion, këtë ekonomi, këtë shëndetësi, këtë arsim, këtë izolim. “Fillimi i ri” i tyre në realitet është vazhdimësi e kësaj varfërie, korrupsionit, kësaj shëndetësie, këtij arsimi dhe izolimi, dhe më e keqja – vazhdimit të ikjes të qytetarëve dhe sidomos të rinjve nga Kosova” ka shkruar Deda në Facebook.

SHIKO MË SHUMË

Verdikti i Hagës, Pacolli thirrje Kurtit: Lëni anash dallimet, bashkohuni në mbrojtje të së vërtetës

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka shkruar rreth verdiktit të sotëm të Gjykatës Speciale...

Policia e Kosovës rikujton: Nga 15 nëntori deri më 15 mars, pajisjet dimërore janë të obligueshme

Policia e Kosovës u ka rikujtuar shoferëve se nga 15 nëntori deri më 15...

Fadil Fazliu dënohet me 12 muaj burgim, por e ka shlyer me paraburgim

Fadil Fazliu është dënuar me 12 muaj burgim në rastin kundër administrimit të drejtësisë. Meqenëse...