David Villa ka shënuar një tjetër gol të bukur në MLS
Ish sulmuesi i Barcelonës, David Villa, shënoi një tjetër gol spektakolar në kampionatin amerikan të futbollit, aty ku luan për New York City, shkruan Gazeta Express.
“El Guaje” depërtoi mes disa mbrojtësve dhe goditi saktë nga brenda zonës me të brendshmen e të djathtës, duke quar topin në rrjetë. /Express/


