Paralajmërimi i kryeministrit Mustafa se do të procedoj sot në Kuvend marrëveshjen për demarkacion me Malin e Zi, është bërë shkas qe të shtohen masat policore.
Mbledhja në të cilën do të procedohet marrëveshja më e përfolur në dy vitet e fundit pritet të filloj për pak minuta, ndërkohë qe vërehen policë më shumë se zakonisht përreth objektit të ekzekutivit.
Policë vërehen edhe brenda objektit të qeverisë.
‘Indeksonline’, ka raportuar më herët se disa furgonë të njësisë speciale janë parë të arrijnë në Prishtinë.




