Spalletti shpërthen ndaj gazetarëve kur pyetet për Tottin

PUBLIKUAR

Luciano Spalletti ka shpërthyer ndaj gazetarëve kur është pyetur për Tottin, që e detyroi atë të thotë “nëse do të ktheja kohën mbrapa, nuk do të isha rikthyer te Roma”.

Duket se Luciano Spalletti do të largohet përfundimisht nga Roma në fund të sezonit.

Pas fitores 4:1 në San Siro ndaj Milanit, trajneri i Romës u irritua nga pyetjet e vazhdueshme nga gazetarët e “Mediaset Premium” dhe “Sky Sport Italia”, duke bërë që të humbasë durimin.

“E gjitha kjo më dëshpëron… Nëse do ta ktheja kohën mbrapa, kurrë nuk do të kthehesha te Roma”, tha Spalletti, i cili në periudhën e parë drejtoi Romën nga viti 2005 deri në 2009.

“Gjithmonë flasim për gjëra të njëjta. Ky ekip meriton lëvdata, për në vend të kësaj – ne flasim për Tottin. Nëse ai luan pesë minuta, ju thoni se po e nënçmoi një legjendë, nëse nuk e inkuadroi, edhe kjo është gabim gjithashtu”, u shpreh më tej Spalletti në lidhje me pyetjen se pse nuk luajti për asnjë minutë kapiteni, Francesco Totti.

Kontrata e Spallettit me Romën skadon në qershor të këtij viti. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...