Loja e Isa Mustafës me demarkacionin

PUBLIKUAR

Isa Mustafa duket se po mendon se e ka gjetur rrugën për ta shmangur – për aq sa mundet, seancën ku Qeveria e tij do të përballet me votëbesimin e deputetëve. Ai po përpiqet ta mbajë seancën për votimin e demarkacionit të enjten, pavarësisht se seanca për mocionin është caktuar për të mërkurën. Burime të Gazetës Express thonë se PDK është e gatshme ta votojë demarkacionin të hënën apo të martën, por mbetet e palëkundër për ta rrëzuar Qeverinë të mërkurën.

Isa Mustafa po bën lëvizjet e fundit për ta shpëtuar karrigen e tij.

Ai e prolongoi dërgimin e demarkacionit në Kuvend për tri dy vite, ndërkohë që nuk e pat të vështirë të vendos ta çojë atë para deputetëve kur mësoi se Opozita i mblodhi 40 nënshkrime për ngritjen e mocionit.

Kryesia e Kuvendit e ka caktuar seancën për votëbesimin e Qeverisë të mërkurën, ndërkohë që Isa Mustafa tha se e dërgon të hënën në Kuvend ratifikimin e demarkacionit.

Por pikërisht këtu qëndron hileja.

Mustafa nuk dëshiron ta procedojë demarkacionin në seancë të jashtëzakonshme.

“Nëse shkohet me seancë të jashtëzakonshme, Kuvendi mund ta ratifikojë të martën demarkacionin. Por, Mustafa po dëshiron seancë të zakonshme. Seancat e tilla, pra të paurgjencë, marrin disa ditë kohë. Potencialisht i bie që demarkacioni të dalë para deputetëve tek  të enjten”, tha një burim i Gazetës Express.

Sipas tij, PDK po e kundërshton këtë version të Kryetarit të LDK’së.

Në fakt, sot në Prizren Kryetari i PDK’së, Kadri Veseli ka thanë se është i gatshëm që bashkë me deputetët e tij ta nënshkruajnë kërkesën për seancë të jashtëzakonshme për demarkacionin.

Një zyrtar i PDK’së në kushte anonimiteti tha se Isa Mustafa duket se nuk e dëshiron këtë.

“Mustafa duket se po mendon se shtyrja e mocionit, do ta shpëtonte Qeverinë e tij. Por PDK është e gatshme ta votojë demarkacionin dhe ta rrëzojë Qeverinë. Opsione tjera nuk ka”, ka thënë një zyrtar i lartë i PDK’së në kushte anonimiteti për Gazetën Express.

SHIKO MË SHUMË

Verdikti i Hagës, Pacolli thirrje Kurtit: Lëni anash dallimet, bashkohuni në mbrojtje të së vërtetës

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka shkruar rreth verdiktit të sotëm të Gjykatës Speciale...

Policia e Kosovës rikujton: Nga 15 nëntori deri më 15 mars, pajisjet dimërore janë të obligueshme

Policia e Kosovës u ka rikujtuar shoferëve se nga 15 nëntori deri më 15...

Fadil Fazliu dënohet me 12 muaj burgim, por e ka shlyer me paraburgim

Fadil Fazliu është dënuar me 12 muaj burgim në rastin kundër administrimit të drejtësisë. Meqenëse...