Sergio Aguero nga edicioni i ardhshëm mund të luaj për Manchester Unitedin
Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho ka kërkuar nga drejtuesit e klubit që të transferojnë sulmuesin e rivalit të qyetitt Manchester City, Sergio Aguero.
The Sun shkruan se, Unitedi për shërbimet e argjentinasit është gati që të paguaj 65 milionë euro, pavarësisht se lojtari ka vetëm një vit kontratë.
Aguero që ka humbur vendin në City ndaj Gabriel Jesus, shihet si zëvendësues i Zlatan Ibrahimovicit, i cili ka pësuar një lëndim të rëndë dhe pritet të mungojë në fillim të edicionit të ardhshëm. /Express/



