Gani Geci tregon pse ia kthyen shpinën LDK-së

PUBLIKUAR

Lidhja Demokratike e Kosovës ka humbur përkrahjen e vëllezërve Geci të Skenderajt.

Ish deputeti Gani Geci në një postim në Facebook, ka shkruar se vëllezërit Geci tashë së fundmi i kanë  mësuar dëshirat e disa anëtarëve të Kryesisë së LDK-së.

Postimi i plotë i Gani Gecit:

“Ne Vllezrit Geci tashë se fundmi i kemi mësuar Dëshirat e disa antarve te Kryesis së LDK-ës e ato ishin:
Qe ne Vllezrit Geci te luftojm me Ramushë Haradinajn dhe AAK-en ,me Kadri Veselin dhe PDK -en me Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen ,me Hashim Thaqin e me Rexhep Selimi dhe me Behgjet Pacollin dhe AKR -en.

E tani me ardhë ne pushtet Isa Mistqfa ,Ismet Beqiri ,Agim Veliu ,Naser Osmani e Armend Zemaj .

E ne vllezerve Geci kur të vin kta ne pushtet me na qu ne Dyzë.

E jo ma ska ma ashtu .!

Tashë e tutje sa here që kta benë kualicione për interesa te ngushta me të apostrofuarit edhe ne do bējmë kualicione pēr intetesa tona familjare” (sic.), ka shkruar Geci.

SHIKO MË SHUMË

Verdikti i Hagës, Pacolli thirrje Kurtit: Lëni anash dallimet, bashkohuni në mbrojtje të së vërtetës

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka shkruar rreth verdiktit të sotëm të Gjykatës Speciale...

Policia e Kosovës rikujton: Nga 15 nëntori deri më 15 mars, pajisjet dimërore janë të obligueshme

Policia e Kosovës u ka rikujtuar shoferëve se nga 15 nëntori deri më 15...

Fadil Fazliu dënohet me 12 muaj burgim, por e ka shlyer me paraburgim

Fadil Fazliu është dënuar me 12 muaj burgim në rastin kundër administrimit të drejtësisë. Meqenëse...