Mushkolaj: Deklarata e Mustafës politike, bëhet ekskluzivisht për përfitime në zgjedhje

PUBLIKUAR

Kryeministri i Kosovës ka kërkuar nga Ministria e Financave që në koordinim me Fondin Monetar Ndërkombëtar të propozojë mundësi të rritjes së pagave për shërbyesit civilë, në sektorin e arsimit dhe në shëndetësi, shkruan arbresh.info

Analistit politik, Imer Mushkolaj, ka thënë për arbresh.info se deklarata e kryeministrit është deklaratë politike e cila bëhet ekskluzivisht për përfitime në zgjedhje.

“Deklarata e Isa Mustafës për rritje pagash është deklaratë politike, e cila bëhet ekskluzivisht për përfitime në zgjedhje. Mustafa e ka pasur rastin tash tre vjet që të punojë në drejtim të rritjes së pagave dhe përmirësimit të mirëqenies së qytetarëve. Por, këto paralajmërime po i bën vetëm tash, kur është bërë e qartë se mandatit të tij po i vjen fundi”, ka thënë Mushkolaj.

Kujtojmë se me 8 maj është seanca e radhës për miratimin e Demarkacionit, mendohet se dështimi i marrjes së votave të nevojshme do ta çojë vendin drejt zgjedhjeve të reja.

SHIKO MË SHUMË

Verdikti i Hagës, Pacolli thirrje Kurtit: Lëni anash dallimet, bashkohuni në mbrojtje të së vërtetës

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka shkruar rreth verdiktit të sotëm të Gjykatës Speciale...

Policia e Kosovës rikujton: Nga 15 nëntori deri më 15 mars, pajisjet dimërore janë të obligueshme

Policia e Kosovës u ka rikujtuar shoferëve se nga 15 nëntori deri më 15...

Fadil Fazliu dënohet me 12 muaj burgim, por e ka shlyer me paraburgim

Fadil Fazliu është dënuar me 12 muaj burgim në rastin kundër administrimit të drejtësisë. Meqenëse...