Beqiri: LDK e gatshme që ta kalojë Demarkacionin

PUBLIKUAR

Qeveria e Kosovës do të mblidhet të hënën dhe Projektligji për demarkimin e kufirit me Malin e Zi do të përcillet në Kuvendin e Kosovës.

Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri ka thënë se kjo çështje është rritur shumë dhe se LDK ka vullnet për të kaluar këtë projektligj.

“Kur bëhet koalicioni qeverisës, në këtë rrugëtim mund të paraqiten çështje të rëndësisë së veçantë siç është Demarkacioni”.

“Ajo që mund të them unë, është se në LDK ka vullnet të jashtëzakonshëm për Demarkacionin. Ka pasur rezerva, por gjithmonë të gjendet rrugëzgjidhje”.

“Demarkacioni o sot, o në legjislaturën tjetër do të jetë në tavolinë dhe do të votohet”, ka shtuar më tej Beqiri në InfoMagazine.

Beqiri është shprehur optimist se Demarkacioni do të kalojë, dhe nuk ka dashur të komentojë se a do të shkohet në zgjedhje të parakohshme nëse nuk votohet Demarkacioni.

“Unë besoj se Demarkacioni do të kalojë, dhe me pjesën tjetër nuk merrem”.

SHIKO MË SHUMË

Verdikti i Hagës, Pacolli thirrje Kurtit: Lëni anash dallimet, bashkohuni në mbrojtje të së vërtetës

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka shkruar rreth verdiktit të sotëm të Gjykatës Speciale...

Policia e Kosovës rikujton: Nga 15 nëntori deri më 15 mars, pajisjet dimërore janë të obligueshme

Policia e Kosovës u ka rikujtuar shoferëve se nga 15 nëntori deri më 15...

Fadil Fazliu dënohet me 12 muaj burgim, por e ka shlyer me paraburgim

Fadil Fazliu është dënuar me 12 muaj burgim në rastin kundër administrimit të drejtësisë. Meqenëse...