Ekskluzive: Sigurohen 40 nënshkrimet për thirrjen e seances per rrëzimin e Qeverisë Mustafa

PUBLIKUAR

Qeveria e Isa Mustafës duket se do të rrëzohet gjatë javës së ardhshme, përmes një mocioni në Kuvendin e Kosovës. Burime të Gazetës Express thonë se tashmë janë siguruar nënshkrimet e 40 deputetëve për mocionin e votëbesimit ndaj qeverisë. Nënshkrimet sot i dërgohen Kryesisë së Kuvendit.

===Burime të Gazetës Express, në kushte anonimiteti, kanë treguar se tashmë janë plotësuar kushtet teknike për ngritjen e votëbesimit ndaj Qeverisë së Isa Mustafës.

Për ngritjen e votëbesimit, proceduralisht, kërkohen nënshkrimet e 40 deputetëve.

“Këto nënshkrime janë siguruar tashmë”, ka thënë për Express një prej njerëzve të përfshirë në procesin e sigurimit të votave për rrëzimin e Qeverisë Mustafa.

Ai ka saktësuar se nënshkrimet, në masë të madhe, vijnë nga partitë opozitare, por ka shtuar se ka edhe deputetë të koalicionit aktual qeverisës, PDK-LDK.

“Sigurisht edhe deputetë të koalicionit qeveritar e kanë nënshkruar mocionin”.

Burime të Gazetës Express thonë se gjatë ditës së sotshme nënshkrimet do të shkojnë në Kryesinë e Kuvendit, e cila brenda dy-tri ditësh duhet ta caktojë seancën ku Qeveria e Isa Mustafës do të votëbesohet.

“Ne besojmë se brenda pak ditësh gjithçka do të përfundojë dhe vendi do të shkojë në zgjedhje”, ka treguar burimi i Gazetës Express.

Sipas gjitha gjasave, zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen në fund të muajit qershor.

SHIKO MË SHUMË

Verdikti i Hagës, Pacolli thirrje Kurtit: Lëni anash dallimet, bashkohuni në mbrojtje të së vërtetës

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka shkruar rreth verdiktit të sotëm të Gjykatës Speciale...

Policia e Kosovës rikujton: Nga 15 nëntori deri më 15 mars, pajisjet dimërore janë të obligueshme

Policia e Kosovës u ka rikujtuar shoferëve se nga 15 nëntori deri më 15...

Fadil Fazliu dënohet me 12 muaj burgim, por e ka shlyer me paraburgim

Fadil Fazliu është dënuar me 12 muaj burgim në rastin kundër administrimit të drejtësisë. Meqenëse...