Pochetino alarmon Cityn e Bayernin për Walkerin

PUBLIKUAR

Mauricio Pochettino ka bërë të ditur se çdo vendim që do të merret për të ardhmen e Kyle Walker, do të jetë nga Tottenhami.

Mbrojtësi anglez, Kyle Walker, mund të largohet gjatë verës nga “White Hart Lane”.

Trajneri i Tottenhamit, Mauricio Pochettino, ka thënë se a do të qëndrojë apo largohet lojtari, varet vetëm nga klubi anglez.

Për lojtarin ka kohë që janë duke u interesuar Manchester City e Bayern Munichu.

“Në fund të sezonit do të vendosim cilët lojtarë do të largohen e cilët do të qëndrojnë”, tha fillimisht Pochetino.

“Walker? Është klubi ai që vendos nëse largohet ose qëndron, sepse unë jam vetëm trajner i Tottenhamit”, shtoi ai.

“Nuk është klubi i Mauricio Pochettinos, kjo duhet të sqarohet. Për tre vite, për çdo lojtarë ka qenë gjithmonë vendimi i klubit”, ka deklaruar më tej Pochetino. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...