Bastian Schweinsteiger shpreson se Neymar do të transferohet në Bayern Munich në të ardhmen
Ish mesfushori i Byaern Munich, Bastian Schweinsteiger, shpreson se ylli i Barcelonës, Neymar, do të ndjekë hapat e brazilianeve, Douglas Costa e Rafinha, për ta veshur fanellën e kampionëve të Gjermanisë në të ardhmen.
“Do të doja që ta shoh Neymarin me fanellën e Bayern Munich, por nuk e di nëse edhe ai e dëshiron një gjë të tillë”, ka deklaruar Schweinsteiger. /Express/


