Mustafa i përmend vizat në takim me diplomaten suedeze, por jo edhe demarkacionin

PUBLIKUAR

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim ministren e Punëve të Jashtme të Suedisë, Margot Wallström.

Gjatë takimit, kryeministri Mustafa e njoftoi ministren Wallström për të arriturat e Kosovës në fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar, avancimin e rrugës integruese euroatlantike si dhe zhvillimin ekonomik e social të vendit, njofton Klan Kosova.

Duke shprehur mirënjohje për mbështetjen e madhe që Suedia ka dhënë deri më tash, kryeministri Mustafa kërkoi përkrahje të mëtejme për anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, ato evropiane si dhe në procesin e njohjeve të Kosovës.

Kryeministri Isa Mustafa theksoi, po ashtu, rëndësinë e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

”Suedia në vazhdimësi ka qenë partner i Kosovës dhe ne jemi të interesuar që në këtë fazë të fuqizojmë bashkëpunimin sidomos në fushën shkëmbimeve ekonomike dhe mundësitë e investimeve suedeze në Kosovë”, tha kryeministri Mustafa.

Ministrja e Punëve të Jashtme e Suedisë, Margot Wallström, shprehu përkrahjen shumanshme të Suedisë për proceset në Kosovë dhe rrugën integruese evropiane të saj.

Ministrja Wallström, po ashtu, vlerësoi progresin në Kosovë duke theksuar përkrahjen e Suedisë në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.

Gjatë takimit, kryeministri Mustafa dhe ministrja Wallström kanë biseduar edhe për zhvillimet në rajon, si dhe për çështje të tjera në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, njofton Klan Kosova.

SHIKO MË SHUMË

Verdikti i Hagës, Pacolli thirrje Kurtit: Lëni anash dallimet, bashkohuni në mbrojtje të së vërtetës

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka shkruar rreth verdiktit të sotëm të Gjykatës Speciale...

Policia e Kosovës rikujton: Nga 15 nëntori deri më 15 mars, pajisjet dimërore janë të obligueshme

Policia e Kosovës u ka rikujtuar shoferëve se nga 15 nëntori deri më 15...

Fadil Fazliu dënohet me 12 muaj burgim, por e ka shlyer me paraburgim

Fadil Fazliu është dënuar me 12 muaj burgim në rastin kundër administrimit të drejtësisë. Meqenëse...