Mjekët protestojnë para Qeverisë më 17 maj

PUBLIKUAR

Punëtorët shëndetësorë të Kosovës do të protestojë më 17 Maj, duke filluar nga ora 11:00 para Qeverisë së Kosovës.

Ky vendim siç bëhet e ditur në një njoftim është marrë pas mbledhjes së sotme të jashtëzakonshme të Këshillit Drejtues të Federatës Sindikale të Shëndetësisë së Kosovës.

Qëllimi i kësaj proteste është shfuqizimi në tërësi i ligjit mbi paga dhe rritja e pagave prej 15%, ligj ky i cili sipas federatës është diskrimunes për punëtorët shëndetësorë, njofton Klan Kosova.

Kjo sindikatë njëherësh ka uruar që të përmbushet premtimi i kryeministrit Isa Mustafa për rritjen e pagave të shërbyesve civil.

“Duke u nisur nga fakti se Protesta jonë nuk e ka fokus të vetëm rritjen e pagave, ne kemi vendosur që kërkesat tona t’i mbështesim deri në realizimin e tyre”, thuhet në kumtesë

SHIKO MË SHUMË

Verdikti i Hagës, Pacolli thirrje Kurtit: Lëni anash dallimet, bashkohuni në mbrojtje të së vërtetës

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka shkruar rreth verdiktit të sotëm të Gjykatës Speciale...

Policia e Kosovës rikujton: Nga 15 nëntori deri më 15 mars, pajisjet dimërore janë të obligueshme

Policia e Kosovës u ka rikujtuar shoferëve se nga 15 nëntori deri më 15...

Fadil Fazliu dënohet me 12 muaj burgim, por e ka shlyer me paraburgim

Fadil Fazliu është dënuar me 12 muaj burgim në rastin kundër administrimit të drejtësisë. Meqenëse...