Krasniqi: Fermerët nuk do të paguajnë më tatim për tokat që i punojnë

PUBLIKUAR

Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi, i është miratuar sot propozimi që në kuadër të Projektligjit për Tatimin në Pronën e Paluajtshme, të mos ketë pagesë të tatimit për tokat bujqësore që janë në kultivim apo përdorim për kulturat e ndryshme bujqësore.

Kjo ka ndodhur në mbledhjen e sotme të Qeverisë.

“Falënderoj kolegët nga kabineti qeveritar për miratimin e propozimit tim që në kuadër të Projektligjit për Tatimin në Pronën e Paluajtshme, të mos ketë pagesë të tatimit për tokat bujqësore që janë në kultivim apo përdorim për kulturat e ndryshme bujqësore.

Pra, me Projektligjin e miratuar sot, fermerët nuk do të paguajnë tatim për tokat që i punojnë. Ky është mbi të gjitha një vlerësim për punën dhe mundin e fermerëve tanë dhe një stimulim më shumë për ta punuar tokën.

Besojmë se edhe deputetët do ta japin përkrahjen e tyre për këtë Projektligj, ashtu siç e kemi miratuar sot në Qeveri”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

SHIKO MË SHUMË

Verdikti i Hagës, Pacolli thirrje Kurtit: Lëni anash dallimet, bashkohuni në mbrojtje të së vërtetës

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka shkruar rreth verdiktit të sotëm të Gjykatës Speciale...

Policia e Kosovës rikujton: Nga 15 nëntori deri më 15 mars, pajisjet dimërore janë të obligueshme

Policia e Kosovës u ka rikujtuar shoferëve se nga 15 nëntori deri më 15...

Fadil Fazliu dënohet me 12 muaj burgim, por e ka shlyer me paraburgim

Fadil Fazliu është dënuar me 12 muaj burgim në rastin kundër administrimit të drejtësisë. Meqenëse...