Trëndafilova paralajmëron takim të gjykatësve të Speciales me Gjykatën Kushtetuese të Kosovës

PUBLIKUAR

Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale në Kosovë, Ekatarina Trëndafilova, në një konferencë për media ka treguar se si do të funksionojnë procedurat për mbrojtjen e dëshmitarëve për krimet e kryera të UÇK’së. Kryetarja ka thënë se do të ketë bashkëpunim me Gjykatën Kushtetuese të Kosovës për ndryshimet ligjore të mundshme

Trëndafilova ka theksuar se këto procedura do të aplikohen ligjet e Kosovës dhe ato ndërkombëtare.

Ajo foli për bashkëpunimin me Gjykatën Kushtetuese të Kosovës që të ketë ujdi për ndryshimet ligjore të mundshme.

“Në fund të majit pritet një takim i gjykatësve të Gjykatës Speciale me përfaqësues të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës lidhur me konsultimin e ndryshimeve ligjore”.

“Në proceset e gjykimit ne do të garantojmë sigurimin e të drejtave të njeriut”, tha Trëndafilova.

Në fjalën e saj ajo theksoi profesionalizmin dhe pavarësinë e gjykatësve të Gjykatës Speciale. “Ata janë të angazhuar të kryejnë detyrën e tyre”, tha presidentja e Gjykatës Speciale.

Lidhur me emra konkretë, presidentja Trendafilova tha se “në këtë moment nuk kam se ç’të them”.

“Jemi në fillim të procesit, por siguroj se ekipi i gjykatësve së shpejti do të jetë së shpejti plotësisht operativ dhe se prokurorët do të jenë tërësisht të pavarur të marrin vendime. Po ashtu duhet të kemi shumë kujdes që të mbrohen dëshmitarët”, ka thënë kryetarja./GazetaExpess/

SHIKO MË SHUMË

Verdikti i Hagës, Pacolli thirrje Kurtit: Lëni anash dallimet, bashkohuni në mbrojtje të së vërtetës

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka shkruar rreth verdiktit të sotëm të Gjykatës Speciale...

Policia e Kosovës rikujton: Nga 15 nëntori deri më 15 mars, pajisjet dimërore janë të obligueshme

Policia e Kosovës u ka rikujtuar shoferëve se nga 15 nëntori deri më 15...

Fadil Fazliu dënohet me 12 muaj burgim, por e ka shlyer me paraburgim

Fadil Fazliu është dënuar me 12 muaj burgim në rastin kundër administrimit të drejtësisë. Meqenëse...