Messi i vendosur ta fitojë Topin e Artë

PUBLIKUAR

Messi i vendosur ta fitojë Topin e Artë

Mbrojtësi i Barcelonës, Jeremy Mathieu, thotë se bashkëlojtari i tij Lionel Messi është i vendosur të mposhtë Cristiano Ronaldon në luftën për lojtarin më të mirë të vitit.

Argjentinasi humbi Topin e Artë nga rivali, pas katër titujve të njëpasnjëshëm dhe Mathieu beson se Messi do të rikthehet fuqishëm dhe do të bëhet më i miri sërish.

“Kam luajtur pesë vjet kundër Messit dhe ishte shumë e vështirë ta ndalja”, tha Mathieu për Le10Sport.

“Gjërat ndryshuan vitin e shkuar. Ishte pak më e lehtë ta markoja. Nuk dukej i freskët si më parë. Ishte gjithmonë vështirë t’ia largoje topin sepse ai gjithmonë ka lëvizjen që e bën dallimin, por kjo ishte e mangët sezonin e kaluar. Kjo është normale pasi që ai ka fituar gjithçka”, shtoi më tutje francezi.

“Megjithatë ai është i uritur për më shumë tituj me Barcelonën. Messi ka dëshirën që të fitojë tituj tjerë dhe të bëhet lojtari më i mirë në botë edhe një herë. Ai është i gatshëm për hakmarrje”, përfundoi Mathieu.

Messi ka shënuar 11 gola në 14 paraqitjet e fundit për Barcelonën dhe ka barazuar rekordin e Raulit për më së shumti gola në Ligën e Kampionëve me 71 gola të shënuar./telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...