Ramush Haradinaj nuk do të arrestohet më në Francë

PUBLIKUAR

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçic ka deklaruar se mbrëmë vonë ka kaluar afati që prokurori i rastit Haradinaj të ankohej në vendimin e gjykatës franceze për lirimin e ish kryeministrit kosovar.

Kjo i bie që Franca më nuk do ta arrestojë kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj me flet-arrest të Serbisë nëse ai hyn në territorin francez, shkruan lajmi.net.

“Duket se nuk është vendim i rastësishëm (lirimi i Haradinajt). Askush këtu nuk e parashtron pyetjen se a është fajtor Haradinaj, por shtrohet pyetja se a duhet apo jo të ekstradohet në Serbi. Kjo është mosrespektim drastik ndaj viktimave serbe, por këtu nuk flas vetëm për të kaluarën, flas edhe për kërcënimet ndaj paqes dhe stabilitetit në rajon”, ka thënë ai.

Sot gjatë gjithë ditës politikanët kryesorë serbë janë marrë me deklaratat e Haradinajt, duke thënë se ai po nxit konflikt të ri ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por edhe me gjerë.

SHIKO MË SHUMË

Verdikti i Hagës, Pacolli thirrje Kurtit: Lëni anash dallimet, bashkohuni në mbrojtje të së vërtetës

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka shkruar rreth verdiktit të sotëm të Gjykatës Speciale...

Policia e Kosovës rikujton: Nga 15 nëntori deri më 15 mars, pajisjet dimërore janë të obligueshme

Policia e Kosovës u ka rikujtuar shoferëve se nga 15 nëntori deri më 15...

Fadil Fazliu dënohet me 12 muaj burgim, por e ka shlyer me paraburgim

Fadil Fazliu është dënuar me 12 muaj burgim në rastin kundër administrimit të drejtësisë. Meqenëse...