Gazetaria, sfidë në Kosovë

PUBLIKUAR

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit gazetarët kosovarë kanë kërkuar që të mos pengohen në punën e tyre. Kjo thirrje u bë nga institucionet, të cilat mbrojnë të drejtat e fjalës së lirë.

Vetëm më 2017-n në Kosovë ka pasur shtatë raste të kërcënimeve drejtuar gazetarëve në forma të ndryshme, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

 

Kështu u tha në debatin “Siguria e gazetarëve në Kosovë”, me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Medies, të organizuar nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

Edhe Avokati i Popullit ka reaguar në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit duke thënë se gazetaria vazhdon të mbetet ende sfidë në shumë çështje. Me moton “Fol, mos u tut”, dhjetëra gazetarë kanë protestuar para Ndërtesës së Qeverisë kundër tendencës për ta kufizuar lirinë e medieve.

Për nder të kësaj dite ka reaguar edhe ambasadori i Britanisë në Kosovë Ruairi O’Connell, duke përkrahur gazetarët.

Përfaqësuesi i OSBE-së, Arben Hajredinaj, tha se misioni i OSBE-së në Kosovë gjatë viteve të fundit ka punuar shumë duke adresuar problemin e sigurisë së gazetarëve, duke filluar nga kërcënimet, shantazhet e format e tjera të kërcënimeve.

Ai ka theksuar se gazetarët ankohen edhe për kushte të dobëta të punës, por shtoi se Inspektorati i Punës ka ndërmarrë veprime për përmirësimin e kushteve.

Arbana Xharra, kryeredaktore në gazetën “Zëri”, ka theksuar se pas 16 vjetësh të përvojës së punës si gazetare nuk ka menduar se do të vijë një kohë e tillë që i vështirësohet puna nga kërcënimet.

Ajo ka theksuar se llojet e kërcënimeve kanë ndryshuar formë që nga paslufta, e sidomos përmes rrjeteve sociale.

“Jam ballafaquar qysh prej përndjekjeve me veturë, pastaj nga një biznes shumë i fuqishëm për të ma ndalur punën… Nga 2012-a jam kërcënuar edhe nga radikalizmi”, tha ajo.

Xharra ka folur edhe për rastin e saj të fundit, e cila është kërcënuar me mbishkrim te banesa e saj.

Edhe drejtori i portalit “Veriu.info”, Gazmend Morina, ka treguar se i është kërkuar disa herë që të heshtë.

“Janë munduar të më blejnë, por nuk kam pranuar, prandaj kanë pasuar kërcënimet”, ka thënë ai.

Ndërsa Fatmir Lama, producent në “Kohavision”, ka bërë krahasim nga e kaluara me të tashmen, duke thënë se është cilësuar si pjesëtar i UDB-së.

Ai tha se nga kallëzimi penal që ka bërë në Polici ende nuk ka marrë kurrfarë njoftimi rreth rastit të tij.

Petrit Çollaku, nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), tha se kjo organizatë qe dy vjet po punon në një projekt regjional, i cili ka sjellë gjëra më të mira për komunitetin e gazetarëve duke parë asociacionet në rajon dhe janë duke punuar në një frymë më aktive…

SHIKO MË SHUMË

Verdikti i Hagës, Pacolli thirrje Kurtit: Lëni anash dallimet, bashkohuni në mbrojtje të së vërtetës

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka shkruar rreth verdiktit të sotëm të Gjykatës Speciale...

Policia e Kosovës rikujton: Nga 15 nëntori deri më 15 mars, pajisjet dimërore janë të obligueshme

Policia e Kosovës u ka rikujtuar shoferëve se nga 15 nëntori deri më 15...

Fadil Fazliu dënohet me 12 muaj burgim, por e ka shlyer me paraburgim

Fadil Fazliu është dënuar me 12 muaj burgim në rastin kundër administrimit të drejtësisë. Meqenëse...