Përçarje e thellë në PDK-në e Drenasit, Lladrovci apo Bazaj kandidat për kryetar

PUBLIKUAR

Në PDK-në e Drenasit ka përçarje të thella. Kryesia e partisë ka dalë kundër Lladrovcit. Ky i fundit i mohon përçarjet e tilla, shkruan sot Gazeta “Zëri”

Përçarjet në Degën e PDK-së në Drenas kanë vazhduar të jenë edhe më të thella, pasi që komplet Kryesia e Degës së PDK-së ka dalë kundër kryetarit aktual Ramiz Lladrovcit.

 

Dega e PDK-së ka vlerësuar se kryetari aktual i Drenasit, Ramiz Lladrovci, nuk gëzon përkrahjen e shumicës së anëtarëve të Kryesisë së Degës dhe të Anëtarësisë, ndërsa me punën e tij është ndarë i pakënaqur edhe vetë kreu i PDK-së, Kadri Veseli, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Në takimin e fundit që ka pasur Veseli me strukturat e partisë në Drenas janë shfaqur shumë pakënaqësi me punën e Lladrovcit, për të cilin kanë thënë se ai për veprimet e veta nuk koordinohet fare me Degën.

Burime të gazetës “Zëri” përbrenda PDK-së në Drenas thonë se në takimin e strukturave të partisë me Veselin ka pasur debate të ashpra rreth moskoordinimit të kryetarit Lladrovci me strukturat e partisë, gjë që ka ngjallur pakënaqësinë edhe të vetë të parit të PDK-së me punën e Lladrovcit…

SHIKO MË SHUMË

Verdikti i Hagës, Pacolli thirrje Kurtit: Lëni anash dallimet, bashkohuni në mbrojtje të së vërtetës

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka shkruar rreth verdiktit të sotëm të Gjykatës Speciale...

Policia e Kosovës rikujton: Nga 15 nëntori deri më 15 mars, pajisjet dimërore janë të obligueshme

Policia e Kosovës u ka rikujtuar shoferëve se nga 15 nëntori deri më 15...

Fadil Fazliu dënohet me 12 muaj burgim, por e ka shlyer me paraburgim

Fadil Fazliu është dënuar me 12 muaj burgim në rastin kundër administrimit të drejtësisë. Meqenëse...