Bajrami: Na duhet më shumë përkrahje nga deputetët për mocionin kundër Qeverisë

PUBLIKUAR

Iniciuesit e mocionit për rrëzimin e Qeverisë po shprehen se ende e kanë përkrahjen e deputetëve të LDK’së. Shefja e Grupit Parlamentar të NISMA’së për Kosovën, Valdete Bajrami thotë se pavarësisht propozimit që deputet kundërshtues e LDK’së i kanë dhënë Mustafës ata ende thonë se do ta votojnë mocionin për rrëzimin e kësaj qeverie.

Ndonëse ka disa javë që partia opozita Nisma ka filluar një mocion për rrëzimin e Qeverisë, i njëjti ende nuk është përfunduar. Zyrtarë të kësaj partie ende nuk kanë mundur që t’i mbledhin nënshkrimet e duhura për ta jetësuar në këtë mënyrë mocionin e nisur nga ta.

Shefja e Grupit Parlamentar të Nismas, Valdete Bajrami ka thënë të martën për Express se tashmë mocioni është duke shkuar drejtë fundit, dhe se sipas saj kanë mbetur vetëm një numër i vogël i deputetëve për ta nënshkruar atë. Bajrami deklaroi se për këtë mocion ende e kanë mbështetjen e deputetëve të LDK’së, pavarësisht se këta të fundit i kanë propozuar kryeministrit Mustafa një zgjidhje për të dalë nga kriza politike.

“Ne jemi duke punuar në këtë drejtim. Edhe sot isha në Kuvend, kështu që kërkojë një përkrahje më të madhe nga deputetët. Ne ende nuk mund t’i bëjmë emrat publik, por shpresojmë që shumë shpejtë ta procedojmë”, ka thënë Bajrami për Express.

Tutje ajo nuk ka dashur që të deklarohet lidhur me numrin se sa deputet kanë dhënë nënshkrimet e tyre, por ka deklaruar që shumë shpejtë i njëjti do të procedohet.

“Jemi vazhdimisht duke punuar në këtë drejtim, dhe shpresojmë që shumë shpejtë të finalizohet kjo. Ajo aneks marrëveshje që po mundohet që ta bëjmë nuk do të jetë e efektshme. Unë kam besim shumë të plotë në shumë koleg të mi nga pozita, të cilët e kanë kritikuar. Ka deputet të LDK’së që e përkrahin”, ka thënë ajo

SHIKO MË SHUMË

Verdikti i Hagës, Pacolli thirrje Kurtit: Lëni anash dallimet, bashkohuni në mbrojtje të së vërtetës

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka shkruar rreth verdiktit të sotëm të Gjykatës Speciale...

Policia e Kosovës rikujton: Nga 15 nëntori deri më 15 mars, pajisjet dimërore janë të obligueshme

Policia e Kosovës u ka rikujtuar shoferëve se nga 15 nëntori deri më 15...

Fadil Fazliu dënohet me 12 muaj burgim, por e ka shlyer me paraburgim

Fadil Fazliu është dënuar me 12 muaj burgim në rastin kundër administrimit të drejtësisë. Meqenëse...