​Mbappe kërcënon Buffonin

PUBLIKUAR

Kylian Mbappe shpreson se do t’i shënoi gol portierit të Juventusit, Gianluigi Buffon

Sulmuesi i Monacos, Kylian Mbappe ka shënuar pesë gola në katër ndeshjet e fundit në Ligën e Kampionëve.

Francezi shpreson që këtë ecuri ta vazhdojë edhe në gjysmëfinale ndaj Juventusit, ku shpreson se do të shënoi ndaj Buffon.

“Buffon? Ai është portier që tashmë ka lënë gjurmë në histori dhe një nga më të mirët. Jam i lumtur që do të luaj kundër tij”, tha Mbappe për faqen zyrtare të UEFA-s.

“Ju punoni çdo ditë që të luani ndaj lojtarëve si Buffon. Kur ju luani, atëherë dëshironi që të shënoni kundër tyre”.

Kujtojmë se ndeshja gjysmëfinale ndërmjet Monacos dhe Juventusit do të zhvillohet këtë të mërkurë (3 prill) nga ora 20:45. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...