Kamberi, kandidat i LDK-së për kryetar të Mitrovicës

PUBLIKUAR

Safet Kamberi do të jetë kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Mitrovicës së Jugut.

Këtë e ka konfirmuar për Klan Kosova vet Kamberi i cili ka thënë se ka marrë mbështetjen e degës në Mitrovicë deri sa përkrahjen nga qendra pritet ta marrë të shtunën kur LDK shënon 27 vjetorin e themelimit të në këtë qytet.

Në po të njëjtën ditë Kamberi edhe do ta zyrtarizojë kandidaturën e tij.

Ai ka thënë se në Mitrovicë gara më e fortë do të jetë mes LDK-së dhe PDK-së e cila mund të garojë me ish kryetarin Avni Kastrati.

Kamberi ka shtuar se nga kryetari aktual Agim Bahtiri i cili do të kandidojë për kryetar, nuk e ndjenë konkurrencën.

Safet Kamberi aktualisht është zëvendësministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale ndërkaq deri para pak muajsh ka qenë nënkryetar i Mitrovicës deri sa AKR po bashkëqeveriste me LDK-në, njofton Klan Kosova.

SHIKO MË SHUMË

Verdikti i Hagës, Pacolli thirrje Kurtit: Lëni anash dallimet, bashkohuni në mbrojtje të së vërtetës

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka shkruar rreth verdiktit të sotëm të Gjykatës Speciale...

Policia e Kosovës rikujton: Nga 15 nëntori deri më 15 mars, pajisjet dimërore janë të obligueshme

Policia e Kosovës u ka rikujtuar shoferëve se nga 15 nëntori deri më 15...

Fadil Fazliu dënohet me 12 muaj burgim, por e ka shlyer me paraburgim

Fadil Fazliu është dënuar me 12 muaj burgim në rastin kundër administrimit të drejtësisë. Meqenëse...