Ronaldo Realit: Bale duhet të zëvendësohet me këtë lojtar (Foto)

PUBLIKUAR

Cristiano Ronaldo duket se më shumë preferon të luajë me James Rodriguez sesa me Gareth Bale.

Sipas asaj që raporton “Dan Balon”, katër herë fituesi i “Topit të Artë”, Cristiano Ronaldo, nuk ndihet rehat me Gareth Bale në krah dhe ka kërkuar urgjentisht që titullarë nga tani të jetë James Rodriguez, transmeton Gazeta Express.

Forma e Bale që nga rikthimi i lëndimit të rëndë që pësoi në nëntor të vitit të kaluar, nuk është si ajo e mëparshmja dhe Ronaldo mendon se James ofron më shumë në sulm.

Reali aktualisht është në garë për titullin e La Ligas. Ata janë në pozitë të dytë me pikë të barabarta me Barcelonën, por që kanë një ndeshje më pak të zhvilluar dhe titulli varet vetëm nga ata.

Derisa po luftojnë edhe për Ligën e Kampionëve, ku në gjysmëfinale do të përballen me Atletico Madridin. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...