Objektivi i Interit tani është pozita e gjashtë, kështu ka thënë Pioli.
Trajneri i Interit, Stefano Pioli, ka befasuar të gjithë pas humbjes nga Napoli në “San Siro” prej 1:0, transmeton Gazeta Express.
Ai ka thënë se tani objektivi i Interit është pozita e gjashtë, pozitë kjo që nuk të dërgon në gara Evropiane.
“Kemi akoma një objektiv te rëndësishëm siç është arritja e vendit te gjashtë. Kjo humbje na jep besim që në të ardhmen mund të bëjmë shumë mirë”, ka thënë ai pas ndeshjes.
Interi gjendet në pozitën e shtatë me 56 pikë, tri më pak se Milani dhe ndoshta Pioli dëshiron të paktën të jetë mbi rivalin e qytetit, pavarësisht se pozita që ka përmendur ai nuk e dërgon askund Interin. /Express/


