Manchester City është hedhur në sulm për portierin e Real Madridit, Keylor Navas
Portieri, Keylor Navas, mund të largohet gjatë verës nga Real Madridi dhe sipas “Dob Balon”, Manchester City mund të jetë destinacioni i mundshëm i 30 vjeçarit.
“Don Balon” raporton se Los Blancos tashmë kanë marrë një ofertë nga City, pasi Pep Guardiola e pëlqen shumë ish portierin e Levantes.
Reali do ta zëvendësojë Navasin me De Gean, që sipas mediave spanjolle çdo gjë është e kryer. /Express/



