Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës thotë se e dënon me forcë dhunën e mbrëmshme që ndodhi në Parlamentin e Maqedonisë dhe se, sipas tyre, ajo është e papranueshme.
AAK thotë se autoritetet e Maqedonisë duhet t’i pranojnë procedurat parlamentare dhe nuk duhet të nxisin dhunë, e cila në Maqedoni mund të ketë pasoja të pariparueshme.
“Shqiptarët në Maqedoni janë të barabartë dhe nuk mund të diskriminohen mbi baza etnike. Respektimi i të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni, nuk është zgjedhje por obligim i shtetit Maqedonas, dhe kjo nuk mund të ndryshojë. Zgjedhja e Talat Xhaferit, për kryetar të Kuvendit, është legale dhe legjitime dhe kjo nuk mund të kontestohet, e aq më pak të shërbejë si shkas për përplasje etnike apo politike” thuhet në reagimin e tyre.
AAK fton autoritetet politike të shtetit fqinjë që të kapërcejnë mosmarrëveshjet dhe inkurajon BE-në dhe SHBA-në që të marrin një rol më aktiv në kapërcimin e krizës poltike në Maqedoni.


