Hysaj në Premierligë? (Foto)

PUBLIKUAR

Edhe Liverpooli ka hyrë në garë për Elseid Hysajn

Ashtu si shumë klube të tjera angleze, edhe Liverpooli po e monitoron Elseid Hysajn, me objektivin për ta blerë mbrojtësin e Kombëtares gjatë verës.

Mediat italiane kanë zbuluar se trajneri i “Të Kuqve”, Jurgen Klopp, kërkon të përforcojë krahët e mbrojtjes dhe dy emrat që ka përzgjedhur vijnë nga Serie A, Matia De Sciglio i Milanit dhe Hysaj i Napolit.

Më shumë se aspekti ekonomik i marrëveshjes, për Hysajn sigurisht që do të kishte më shumë vlerë transferimi në një prej ekipeve legjendare të futbollit botëror, me një tifozeri unike e cila ka bërë për vetë disa nga figurat me të mëdha të këtij sporti.

Më herët është raportuar se në mesin e disa skuadrave të interesuar për Hysajn, është edhe Manchester Unitedi i Jose Mourinhos.

Më herët është raportuar se në mesin e disa skuadrave të interesuar për Hysajn, është edhe Manchester Unitedi i Jose Mourinhos, derisa jashtë Premierlige, është raportuar se Barcelona dhe Bayern Munichu kanë monitoruar shqiptarin. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...