Gecaj krahason Policinë e Kosovës me atë të Maqedonisë

PUBLIKUAR

Këshilltari i kryeministrit Isa Mustafa, Bajram Gecaj ka bërë një krahasim të Policisë së Kosovës gjatë protestave të dhunshme dhe asaj maqedonase për sulmin e mbrëmshëm.

Policia e Maqedonisë nuk ishte në gjendje të mbronte institucionet e vendit dhe mu për këtë Gecaj e ka krahasuar me policinë e Kosovës e cila në asnjë protestë që ishte në Kosovë, besa edhe ato që eskaluan nuk lejoj që protestuesit të hynë në institucione, shkruan lajmi.net.

Gecaj, në rrjetin e tij social Facebook ka bërë shpërndarë disa fotografi se si Policia e Kosovës gjatë një proteste qëndronte në mbrojtje të objektit të Qeverise, por edhe disa fotografi që tregojnë teksa deputetët e Kuvendit të Maqedonisë tërhiqen zvarrë nga protestuesit.

“Kur ka vullnet, policia profesionale pamëdyshje mbron institucionet shtetërore…shih dallimin… #POLICINËeKOSOVËS”, ka shkruar Gecaj.

SHIKO MË SHUMË

Fadil Fazliu dënohet me 12 muaj burgim, por e ka shlyer me paraburgim

Fadil Fazliu është dënuar me 12 muaj burgim në rastin kundër administrimit të drejtësisë. Meqenëse...

Hashim Thaçi dënohet me 17 muaj për pengim të drejtësisë

Ish-presidenti Hashim Thaçi është dënuar me 17 muaj burgim  për vepra që lidhen me...

Gjyqtari: Nuk u provua tentativa e Thaçit dhe Kilajt për pengim të drejtësisë

Gjyqtari Christopher Gosnell tha se gjatë vizitës së Isni Kilajt në Qendrën e Paraburgimit...