Daçiq për lirimin e Haradinajt: Vendimi i Francës do të ketë pasoja në marrëdhëniet tona diplomatike

PUBLIKUAR

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se vendimi i gjykatës franceze për të lënë të lirë Ramush Haradinajn është politik dhe se nuk kishte asgjë të bëjë me ligjin.

Madje, sipas tij, siç shkruajnë mediat serbe, përcjell Telegrafi, ky vendim do të ketë pasoja të rëndësishme në marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve.

“Serbia ka nënshkruar një marrëveshje partneriteti strategjik me Francën. Çfarë partnerë strategjikë mund të jemi? Kjo me siguri do të ketë pasoja të rëndësishme për marrëdhëniet tona diplomatike”, ka thënë Daçiq për RTS.

Haradinaj është mbajtur në Francë me fletarrest të Serbisë që nga muaji janar i këtij viti.

Ish-kryeministri Haradinaj po akuzohej nga Serbia për krime lufte gjatë vitit 1998 dhe 1999

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës rikujton: Nga 15 nëntori deri më 15 mars, pajisjet dimërore janë të obligueshme

Policia e Kosovës u ka rikujtuar shoferëve se nga 15 nëntori deri më 15...

Fadil Fazliu dënohet me 12 muaj burgim, por e ka shlyer me paraburgim

Fadil Fazliu është dënuar me 12 muaj burgim në rastin kundër administrimit të drejtësisë. Meqenëse...

Hashim Thaçi dënohet me 17 muaj për pengim të drejtësisë

Ish-presidenti Hashim Thaçi është dënuar me 17 muaj burgim  për vepra që lidhen me...