Ish – kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pas kthimit të tij në Kosovë nuk do të pritet nga Qeveria e vendit. Kjo pasi sipas zëdhënësit të AAK –së, kohë më parë një pritje e tillë është keqkuptuar.
“Do të jetë vetëm organizim qytetar nuk do të ketë pritje nga Qeveria nuk do ketë tepih të kuq pasi më herët kjo gjë është keqkuptuar”, ka thënë Nitaj.
Sipas tij, kreu i AAK-së do të mirëpritet vetëm nga bashkëshortja e toj dhe fëmijët. Derisa, drejtimi i tij më një fjalë rast drejt qytetarëve të Kosovës pritet të ndodh rreth orës 20 :00 në shesh.
Muharrem Nitaj zyrtar në AAK në një konferencë për media tha se kjo është një ditë e madhe drejtësia është vendos dhe me kaq ka përfunduar kjo etapë e shtetit.
“Ramushi në ora 19 kthehet në Kosovë kështu ka kërkuar ai që sot të kthehet. Atë do ta presë Anita me fëmijët”.zëri.info


