Haliti: Kjo është një fitore që dëshmon pastërtinë e luftës së UÇK-së

PUBLIKUAR

Nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti e ka përshëndetur vendimin e Gjykatës franceze për të refuzuar kërkesën e Serbisë për ekstradimin e ish-Komandantit të Zonës Operative të Dukagjinit, Ramush Haradinajt në Beograd.

Haliti ka thënë se kjo është një fitore që dëshmon pastërtinë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Vendimi i sotëm i Gjykatës së Colmarit për lirimin e ish komandantit të ZOP-it, Ramush Haradinaj, është vendim që duhet përshëndetur. Është një vendim që shënon në radhë të parë një fitore të drejtësisë, fitore e cila edhe një herë e konfirmon meritueshëm pastërtinë e luftës së UÇK-së.”, ka shkruar Haliti

SHIKO MË SHUMË

Fadil Fazliu dënohet me 12 muaj burgim, por e ka shlyer me paraburgim

Fadil Fazliu është dënuar me 12 muaj burgim në rastin kundër administrimit të drejtësisë. Meqenëse...

Hashim Thaçi dënohet me 17 muaj për pengim të drejtësisë

Ish-presidenti Hashim Thaçi është dënuar me 17 muaj burgim  për vepra që lidhen me...

Gjyqtari: Nuk u provua tentativa e Thaçit dhe Kilajt për pengim të drejtësisë

Gjyqtari Christopher Gosnell tha se gjatë vizitës së Isni Kilajt në Qendrën e Paraburgimit...