“Serbia s’e ekstradon dot Haradinajn”

PUBLIKUAR

Avokati Florin Vertopi, në Info Magazine të Klan Kosovës, ka thënë se nuk ka gjasa që kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, nuk ka gjasa që të ekstradohet nga shteti serb.

Ai ka deklaruar se Serbia nuk përmbush asnjë nga kriteret e kërkuar për ekstradim të personave që i kërkon për t’i gjykuar brenda sistemit të vet të drejtësisë, njofton Klan Kosova.

“Optimizmi gjithmonë ka ekzistuar dhe ekziston në këtë cështje, sepse ekzistojnë disa standarde që duhet përmbushur për t’u kryer ekstradimi. Sistemi i drejtësisë në Serbi nuk mund t’i përmbushë kushtet për gjykim të drejtë, nëse do të ndodhte ekstradimi. Së dyti, personit të cilit ekstradohet duhet t’i garantohet që ai nuk do të përjetojë torturë, të cilën Serbia nuk e bën dot. Po ashtu ekziston Konventa Europiane për Ekstradim, e Këshillit të Europës, që po ashtu kërkon realizimin e këtyre të drejtave”.

“Haradinaj ka mundur të lirohet deri tani, sepse i ka kaluar dy procese gjyqësore në Hagë tashmë. Por materiali i bollshëm i dërguar nga Serbia në Franë e ka vonuar vendimin e gjykatës. Megjithatë, shpresoj që nesër vendimi për të do të jetë lirues. Nuk besoj që sistemi i drejtësisë franceze mund të ndikohet nga politika. Por cilido që të jetë vendimi i nesërm, ai mund të sfidohet, që do ta zgjaste pak procesin – nëse drejtësia  e Francës nuk vendos prerazi ndryshe”.

SHIKO MË SHUMË

Fadil Fazliu dënohet me 12 muaj burgim, por e ka shlyer me paraburgim

Fadil Fazliu është dënuar me 12 muaj burgim në rastin kundër administrimit të drejtësisë. Meqenëse...

Hashim Thaçi dënohet me 17 muaj për pengim të drejtësisë

Ish-presidenti Hashim Thaçi është dënuar me 17 muaj burgim  për vepra që lidhen me...

Gjyqtari: Nuk u provua tentativa e Thaçit dhe Kilajt për pengim të drejtësisë

Gjyqtari Christopher Gosnell tha se gjatë vizitës së Isni Kilajt në Qendrën e Paraburgimit...