Elseid Hysaj është lojtari që ka luajtur më shumë ndeshje këtë edicion nga lojtarët e Kombëtares shqiptare
Panoram Sport ka publikuar minutazhën e secilit lojtarë të Kombëtares këtë edicion, ku prin Elseid Hysaj, i cili ka luajtur 40 ndeshje me Napolin.
Në vendin e dytë është portieri Alban Hoxha i Partizanit, ndërsa top pesëshen e përmbyllin Berat Xhimshiti, Mërgim Mavraj dhe Taulant Xhaka.
Në bazë të minutave që kanë luajtur, është përzgjedhur edhe 11 më e mirë e Kombëtares në sezonin 2016-17. /Express/




