Mariq: Universiteti i Mitrovicës mbetet në sistemin e Serbisë

PUBLIKUAR

Zëvendësdrejtori i të ashtuquajturës Zyre serbe për Kosovën, Ljubomir Mariq, tha sot se Universiteti i Prishtinës me seli të përkohshme në Mitrovicë mbetet i serbëve dhe se mbetet në siç tha ai sistemin e arsimit të lartë të Republikës së Serbisë.

Ish-ministri serb në Qeverinë e Kosovës, këto deklarata i bëri në një ceremoni për shënimin e Ditës së studentëve në Mitrovicë.

Atje Mariq po ashtu deklaroi se “universiteti në këtë qytet ka qenë dhe mbetet një nga institucionet kryesore kombëtare dhe dëshmitar për praninë institucionale të Serbisë në Kosovë”, raporton “Tanjug”, përcjellë Klan Kosova.

SHIKO MË SHUMË

Fadil Fazliu dënohet me 12 muaj burgim, por e ka shlyer me paraburgim

Fadil Fazliu është dënuar me 12 muaj burgim në rastin kundër administrimit të drejtësisë. Meqenëse...

Hashim Thaçi dënohet me 17 muaj për pengim të drejtësisë

Ish-presidenti Hashim Thaçi është dënuar me 17 muaj burgim  për vepra që lidhen me...

Gjyqtari: Nuk u provua tentativa e Thaçit dhe Kilajt për pengim të drejtësisë

Gjyqtari Christopher Gosnell tha se gjatë vizitës së Isni Kilajt në Qendrën e Paraburgimit...