Manchester United është i gatshëm të negociojë me Real Madridin për shitjen e David de Geas
Transferimi i portierit të Manchester Unitedit, David de Geas në Real Madrid gjatë verës është shumë i mundshëm
Sipas Radio Marca, klubi nga Old Traffrod është i gatshëm të negociojë me Real Madridin për shitjen e De Geas, përcjell Express.
De Gea ishte afër transferimit në Real qysh në vitin 2015, por në ditën e fundit të afatit kalimtar ky transferim kishte dështuar shkaku i vonesës së dokumentacionit.
Por, pas dy viteve pritje ky transferim mund të realizohet me sukses. /Express/



