Gecaj: Nëse shkojmë në zgjedhje nuk ka liberalizim

PUBLIKUAR

Partneri i PDK-së në koalicion, Lidhja Demokratike e Kosovës thotë se nuk i frikësohet shkuarjes në zgjedhje të parakohshme.

Sipas këshilltarit të kryeministrit Isa Mustafa, Bajram Gecaj, Demarkacioni nuk do të duhej ta çonte vendin ne zgjedhje.

‘Nëse dikush dëshiron ta përdor pretekst çështjen e demarkacionit për me shku në zgjedhje është çështje tjetër. Por unë personalisht besoj që çështja e Demarkacionit nuk duhet të na çojë në zgjedhje”, tha Gecaj për televizionin publik.

Gecaj thotë se shkuarja në zgjedhje shtyn liberalizimin e vizave.

“Nëse shkojmë në zgjedhje nuk kemi me pas liberalizim të vizave, pra nuk ka me pas mundësi të kalojë Demarkacioni dhe nuk e dimë se çka ndodh pas zgjedhjeve”, tha ai.

SHIKO MË SHUMË

Fadil Fazliu dënohet me 12 muaj burgim, por e ka shlyer me paraburgim

Fadil Fazliu është dënuar me 12 muaj burgim në rastin kundër administrimit të drejtësisë. Meqenëse...

Hashim Thaçi dënohet me 17 muaj për pengim të drejtësisë

Ish-presidenti Hashim Thaçi është dënuar me 17 muaj burgim  për vepra që lidhen me...

Gjyqtari: Nuk u provua tentativa e Thaçit dhe Kilajt për pengim të drejtësisë

Gjyqtari Christopher Gosnell tha se gjatë vizitës së Isni Kilajt në Qendrën e Paraburgimit...