Hoti i përgjigjet Gecajt: Ky person nuk meriton t’i jap përgjigje

PUBLIKUAR

Këshilltari i kryeministrit Mustafa, Bajram Gecaj, më herët tha se deklaratat e zyrtarëve të PDK-së për zgjedhje të parakohshme po bëhen pasi kjo parti po dëshiron kontrollimin absolut të vendit, duke aluduar në anëtarin e kryesisë së PDK-së, Rexhep Hotin.

Ky i fundit mbrëmë kishte deklaruar se zgjedhjet janë ta pashmangshme, pasi, sipas tij, vendi duhet të ecë përpara, shkruan Lajmi.net.

Por këto deklarime i kritikoi ashpër Bajram Gecaj, i cili në Facebook shkroi se PDK-ja po e dëshiron shumë herët ‘epokën e Kadri Veselit’ si kryeministër.

“Derisa opozita që nga dita e parë ka shtyrë opsionin e zgjedhjeve të parakohshme, madje duke përdorur edhe mjete nga më të dhunshmet, kohëve të fundit na paraqiten zëra të tillë edhe nga eksponentë të koalicionit qeverisës; dikush për arsye e inate personale e dikush tjetër edhe nga nevoja dhe/apo dëshira e kontrollimit absolut të qeverisjes në vend. Janë këto elementë të cilat shpalosen të përpunuara edhe në intervistën e zëvendësministrit Rexhep Hoti, duke e katapultuar këtë me një sihariq politik (pak herët besoi unë) “epokën e Veselit kryeministër””, kishte shkruar në facebook Gecaj

I kontaktuar nga lajmi.net, Rexhep Hoti ka deklaruar shkurt se Bajram Gecaj nuk meriton as t’i jepet përgjigje.

“Respekt për mendimin e gjithkujt, por personi për të cilin po flisni nuk meriton t’i jep përgjigje”, ka thënë Hoti.

Kujtojmë se zgjedhjet e reja deri më tani i kanë përkrahur disa deputetë brenda Partisë Demokratike të Kosovës.

SHIKO MË SHUMË

Fadil Fazliu dënohet me 12 muaj burgim, por e ka shlyer me paraburgim

Fadil Fazliu është dënuar me 12 muaj burgim në rastin kundër administrimit të drejtësisë. Meqenëse...

Hashim Thaçi dënohet me 17 muaj për pengim të drejtësisë

Ish-presidenti Hashim Thaçi është dënuar me 17 muaj burgim  për vepra që lidhen me...

Gjyqtari: Nuk u provua tentativa e Thaçit dhe Kilajt për pengim të drejtësisë

Gjyqtari Christopher Gosnell tha se gjatë vizitës së Isni Kilajt në Qendrën e Paraburgimit...