Zgjedhjet janë të pashmangshme

PUBLIKUAR

Anëtari i Këshillit Drejtues të PDK-së, Rexhep Hoti, ka thënë se zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë të pashmangshme, pasi, sipas tij, ato janë duke ndodhur.

Në një intervistë për ‘Epokën e Re’, ai ka theksuar se për zgjedhje të reja do të merret shpejt një vendim me partnerët e koalicionit.

Hoti ka bërë me dije se nuk është në interes të PDK-së të vazhdohet qeverisja pa pasur mundësi më të marrë vendime të mëdha e të vështira.

Sipas tij, vendi duhet të ecë përpara dhe nuk mund të mbetet peng i askujt.

Duke folur rreth çështjes së Demarkacionit me Malin e Zi, Hoti ka thënë se këtë çështje ka dështuar ta drejtojë partia e Kryeministrit Isa Mustafa, qoftë drejt konsensusit, apo qoftë drejt votimit në Kuvend

SHIKO MË SHUMË

Gjyqtari: Nuk u provua tentativa e Thaçit dhe Kilajt për pengim të drejtësisë

Gjyqtari Christopher Gosnell tha se gjatë vizitës së Isni Kilajt në Qendrën e Paraburgimit...

Kërkesë publike për Arben Vitinë, mes lotësh flet asamblistja e VV-së sqaron pse e bëri kërkesën

Asamblistja e VV-së në Rahovec, Vlora Vuqiterna mes emocionesh, ka rrëfyer arsyet që e...

Këto janë zonat që do të mbesin pa energji elektrike sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...