Gerard Pique i është kundërpërgjigjur Sergio Ramosit
Barcelona fitoi 3:2 ndaj Real Madridit në “Santiago Bernabeu” ku edhe njëherë Sergio Ramos u ndëshkua me të kuq, i cili në momentin që po dilte nga fusha shkëmbejë disa fjalë me Gerard Piquen.
“Flisni tani”, besohet t’i ketë thënë Ramos Piques, duke pretenduar se nuk ishte ndërhyrje për të kuq. Reagimi i mbrojtësit të Barcelonës ishte i menjëhershëm.
“Kur ai do të shkojë në shtëpi do të pendohet, sepse ishte një karton i kuq i pastër, ai shkoi me dy këmbët”, ka deklaruar Pique. /Express/


