Tifozët e Luganos bëjnë diçka speciale për Sadikun e Alioskin (Foto)

PUBLIKUAR

Lugano, që në fillim të këtij edicioni ishte një ndër pretendentet për të rënë nga kategoria, po lufton që të arrijë zonën evropiane.

Kjo falë dyshes shqiptare, Armando Sadikun e Ezgjan Alioskin, që po shkëlqejnë nën urdhëratë e Paolo Tramezzani, ish asistent i Gianni de Biasit te Kombëtarja shqiptare.

Ata po shkëlqejnë edhe jashtë fushës. Dyshja shqiptare janë shndërruar në lojtarët më të dashur nga ana e tifozëve.

Emrat e tyre nuk thërriten vetëm në koret mbështetëse të tifozëve ultras të Luganos, por tashmë ata të dy janë edhe pjesë e banderolave gjigante që shpalosin nëpër stadiume.

Në ndeshjen e fundit, Sadiku e Alioski shkëlqyen në fushë, por jo vetëm. Tifozët kishin stampuar festimin special të dy shqiptarëve.

“Tifozët, përveçse kanë mbështetur skuadrën nga fillimi në fund, kanë bërë edhe një banderolë shumë simpatike për dyshen e mrekullive Alioski – Sadiku”, ka shkruar faqja zyrtare e Luganos në lidhje me shqiptarët dhe mbështetjen që ata të dy po marrin edhe nga tifozët ultras. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...