Emery në Serie A? Përgjigjet trajneri PSG-së

PUBLIKUAR

Unai Emery ka mohuar se ka arritur marrëveshje me Romën, duke thënë: “kam kontratë me PSG-në edhe për sezonin e ardhshëm”.

Pas sezonit zhgënjyes në “Parc des Princes”, u raportua se Unai Emery do të largohet nga Paris Saint Germaini gjatë verës, pavarësisht se ky është vetëm sezoni i parë.

Roma është shumë e interesuar për spanjollin që madje mediat në Itali filluan të raportojnë se kanë arritur marrëveshje me ish trajnerin e Sevillas.

Por, këto ka mohuar vetë trajneri i PSG-së, Unai Emery, që duket se nuk e ka ndërmend të largohet nga “Parc des Princes”.

“Kam kontratë me PSG-në edhe për vitin e ardhshëm. Presidenti, Nasser Al-Khelaifi, më ka besuar në kohë të vështira dhe të mira. Varet nga unë që t’ia shpërblejë besimin”, tha ai.

“Nuk është e vërtetë se kam nënshkruar me një klub tjetër. Jam i fokusuar te PSG-ja”, theksoi mes tjerash Emery. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...