Bajrami: Rrëzimi i kësaj Qeverie, e shpëton Kosovën nga ndikimi direkt i Serbisë

PUBLIKUAR

Deputetja e “Nisma për Kosovën”, Valdete Bajrami, ka theksuar se funksionimi i Qeverisë aktuale të Kosovës, varet nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Ajo në profilin e saj në Facebook ka shkruar se Vuçiq është njëri nga hisedarët e koalicionit qeverisës.

“Pas një kohe të gjatë ai e emëroi Ivan Todosijeviq në detyrën e ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, transmeton Telegrafi.

Ministri i emëruar nga Vuçiqi dhe i formalizuar nga Isa Mustafa, Ivan Todosijeviq, është bartës i luftës së Serbisë kundër shtetit të Kosovës brenda në Kosovë. Në vend se me të të merret sistemi i drejtësisë ai emërohet ministër. Kjo është edhe një dëshmi e pa kontestuar se qeveria aktuale e Isa Mustafës është e kapur nga Aleksandër Vuçiqi”, ka theksuar Bajrami.

Prandaj, sipas saj, “duke e rrëzuar këtë qeveri përmes mocionit të mosbesimit, e shpëtojmë të ardhmen e vendit nga ndikimi i drejtpërdrejt i Serbisë në zhvillimet e brendshme të Kosovës, përmes Aleksandër Vuçiqit.

“Ideatori i projektit për kolonizim të veriut me serb përmes “Luginës së Diellit” të emërohet ministër në kabinetin e Mustafës kjo është e pa pranueshme.
Prandaj, Mustafa duhet të harrojë periudhën e ish sistemit sepse Kosova ka nevojë për njerëz të cilët punojnë për të ardhmen e vendit dhe të qytetarëve pa dallime etnike dhe jo për njerëz të cilët punojnë në dëm të shtetit tonë”, ka shtuar ajo

SHIKO MË SHUMË

Kërkesë publike për Arben Vitinë, mes lotësh flet asamblistja e VV-së sqaron pse e bëri kërkesën

Asamblistja e VV-së në Rahovec, Vlora Vuqiterna mes emocionesh, ka rrëfyer arsyet që e...

Këto janë zonat që do të mbesin pa energji elektrike sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

E pa nga afër performancën skandaloze kundër Kosovës, Dibrani: Turp!

Edlira Dibrani, Ambasadore e Rinisë Evropiane për Kosovën nga platforma WeBalkans, e cila ka...