Të enjten në rrugën “Ismajl Kryeziu”në Prizren, një person duke lëvizur me veturën “VW Passat” nga mos përshtatja e shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës ka goditur veturën “Opel Zafira” që drejtohej nga viktima mashkull. Me ç’rast janë lënduar tre persona.
“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre pasagjer meshkuj K-Shqiptar dhe kanë pranuar tretman mjekësor në spitalin e Prizrenit dhe më pas janë liruar”- thuhet në raportin ditor të policisë./Gazeta Express


