Lamtumirë PSG, Emery arrin marrëveshje me gjigantin nga Serie A (Foto)

PUBLIKUAR

Unai Emery mund ta marrë drejtimin e Romës në fund të sezonit

Drejtuesit e Romës janë në kërkim të një trajneri të ri, pasi Luciano Spalletti pritet të largohet nga skuadra në fund të sezonit.

Sipas Corriere dello Sport, drejtimin e ekipit romak mund ta marrë trajneri spanjoll, Unai Emery, përcjell Express.

Madje, kjo e përditshme sportive italiane shkruan se Emery tashmë ka arritur një marrëveshje me ekipin romak, përcjell Express.

Emery është trajneri i PSG-së, por mund të largohet në fund të sezonit për shkak të rezultateve jo të mira.

Thuhet se transferimin e Emery në Romë do ta realizoj drejtori i ri sportiv i romakëve, Monchi. Ky i fundit ka punuar me Emery te Sevilla për disa vite. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...