Nënkryetari i AAK’së, Ardian Gjini ka komentuar për emërimin e ministrit të ri të Administratës së Pushtetit Lokal, Ivan Todosijevi, i emëruar nga kryeministri Isa Mustafa. Gjini ka thënë se kryeministri i Kosovës nuk po mund të emërojë ministra e as t’i shkarkojë ata pa lejen e Serbisë
“Ik o Kryeministër se na turpqrore. Kosova nuk i ka borgj lëkurës sate”, ka shkruar Gjini, derisa ka thënë se sot u vërtetua që Kosova nuk ka kryeministër dhe as qeveri.
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, të enjtën ka marrë vendim për emërimin e Ivan Todosijeviq, në detyrën e ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal.
Shkrimi i plotë:
“Se Kosova nuk ka kryeministër e as qeveri u vërtetua edhe sot.
Kryeministri i Kosovës nuk po mund as të emërojë ministra e as t’i shkarkojë ata pa leje të Serbisë. Aq më tepër, Vuciq po ia shkarkon ministrat.
Turp më të madh nuk mund të përballojë Kosova. Kështu nuk ka qenë as në kohën e UNMIK.
Ik o Kryeminisër se na turpërove. Kosova nuk i ka borgj lëkurës sate.”


